www.ccwebsites.net bëhet --> FIT.AL

Ne ju ofrojmë mundësinë per te krijuar nje faqe interneti plotesisht funksionale ne nje periudhe shume te shkurter. Percaktoni preferencat tuaja, sillni të gjithë përmbajtjen dhe kërkesat, dhe ju do të merrni faqen tuaj te internetit në një kohë të shkurtër. Ne ju ofrojmë potencialin tonë të plotë, kohën dhe sigurinë.

Procesi Që Ndjekim

Oferta & Planifikim

 

Web Design

 

Web Programim

 

Testim

 

Hedhja Online, Update, Suport

Ne nuk ju ofrojmë faqe interneti template. Ne ju ofrojmë mundësinë e plotë për të personalizuar dhe përshtatur webfaqen ndaj nevojave dhe preferencave tuaja. Klienti ka autoritet të plotë mbi:

  • Procesin e përgjithshëm të dizenjimit
  • Strukturën e webfaqes
  • Personalizimin e faqeve te caktuara
  • Karakteristikat dhe funksionalitetin
  • Modulet e veçanta

Cilësia e punës sonë

Takim me Klientin

Hapi i parë që ndërmarim është realizimi i një takimi me ju. Krijojmë një ide rreth vizionit të kompanisë suaj dhe hedhim hapat e para për të ndërtuar një marrdhënie të fortë bashkëpunimi.

Na tregoni rreth qellimeve të punës suaj, asaj cfarë ju mungon ne imazhin tuaj online si dhe synime te caktuara që keni për të arritur me anë të web faqes suaj.

 

Oferta dhe Planifikimi

Pas takimit fillestar, ne do të shqyrtojmë projektin tuaj, do të krijojmë etapat në të cilat ai do të shtrihet, dhe parashtrojme pikat me më shumë përparësi që do të mundësojnë arritjen e qellimeve të biznesit tuaj. 

Duke permbyllur fazen e planifikimit, ne ju dergojmë ofertën e realizimin të këtij plani me zëra te qartë financiar, teknik, kohorë, si dhe termat përkatëse për zhvillimin e këtij plani.

 
 

Web Design

Aty ku strategjia takohet me dizajnin

Faza e dizajnit përfshin konceptimin e strukturës dhe krijimin e ndërfaqes së webfaqes suaj të internetit. Kur mbyllet konceptimi dhe skicimi i faqes se webit, punohet mbi dizajnin final të faqes se webit, me të gjithë elementet përkatës. Dizenjimi realizohet me produktet e paketes se Adobe ne nje ambient zhvillimi me pajisje Apple  .

Pasi finalizohet çdo draft i dizajnit, ju dërgohet për miratim, deri sa të zgjidhet drafti final.

 

Web Programim

Pasi zgjidhet dizajni final, vashdon puna me ndërtimit e arkitekturës së përgjithshme të webfaqes suaj. Struktura e faqes fillestare dhe faqeve të brendshme, navigimi i përgjithshem si dhe CSS krijohen gjatë kësaj faze.

Kjo fazë zbulon se si do të funksionojë webfaqja juaj e internetit pasi të plotësohet.

Pasi të përpunohen edhe materjalet (tekste dhe foto) e webfaqes, procedohet me formatimin e seksioneve të ndryshme duke përdorur CSS.

Më pas vijohet me programimin e databazës si dhe sistemit te menaxhimit të të dhënave (CMS) duke konfiguruar seksionet dinamike te webfaqes si dhe funksionalitetin e përgjithshem. 

 

Testim

Në këtë fazë zhvillohen shqyrtime dhe testime të para nga disa pikëpamje për të siguruar cilësine e projektit tuaj. Ky hap është tejet i rëndësishëm, pasi reputacioni juaj është reputacioni yne!

Çdo aspekt i faqes suaj web testohet në menyrë që të gjitha komponentet të jenë konform ndaj ofertës fillestare. Sigurohet qe faqja operon ne rregull ne browserat kryesore dhe qe cdo formë dinamike plotësohet perkatësisht.

 

Hedhja Online, Mirëmbajtje, Update & Suport

Kur faqja e juaj kalon testimin, ajo është gati për të hedhur në server dhe të publikohet Online!

Kontrollohet performanca dhe suksesi fillestar qe webfaqja arrin. Nëse raportohet ndonjë avari ne dizajn apo funksionalitet, realizohen modifikimet përkatëse dhe sigurohet cilësia maksimale e imazhit tuaj online.

Na kontaktoni sot për të filluar punën→